Kallashnikov, drogë dhe jelek antiplumb, çmontohet banda greko-shqiptare në Athinë

Autoritetet greke kanë çmontuar një bandë kriminale në Athinë e Atikë, e përbërë nga shqiptarë dhe shtetas grekë.

Policia ka kryer kontrolle në 9 banesa dhe 9 automjete, ku ka gjetur dhe sekuetruar pesë automjete, armë zjarri, kallashnikov, drogë, para cash rreth 4 mijë euro, jelek antiplumb dhe tetë aparatë celularë.

Për rrjedhojë në pranga ranë 7 persona grekë dhe shqiptarë. Ata akuzhet për grabitje me dhunë, pasi kanë kërcënuar me jetë pronarët e dyqaneve që kanë grabitur dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Siç raporton prototheme.gr të arrestuarit janë persona të njohur për drejtësinë greke. Ata do të paraqiten sot para Prokurorisë së Athinës./albeu.com/ 


Shtuar 13.06.2023 09:20