Kalaja: Veliaj me 4 akuza të rënda, kërkoi në Gjendje civile Nesti Angonin, tregon se mund të prishë provat

Përmes një intervistë në Ora News, Adriana Kalaja nga Partia Demokratike tha se ndaj Veliaj rëndojnë 4 akuza të rënda, një gjë që nuk ka ndodhur në këto 34 vitet e fundit.

Ajo shtoi se ka bërë në SPAK një tjetër kallëzim në lidhje me Veliaj pasi ai ka kontrolluar Gjendjen Civile për të gjetur Nesti Angonin, çka tregon sipas saj se ai mund të prishë provat.

Kalaja: Me 4 akuza të rënda është Veliaj dhe për herë të parë në këto 34 vite asnjë zyrtarë i lartë nuk ka pasur akuza kaq të rënda dhe në një përkufizim të rrallë ku thuhet se është vërtetuar konsumimi i këtyre akuzave. Në këtë kuadër SAPK është nën një presin shumë të madh, nga a njëra ana nga Veliaj që nuk do që të çohen hetimet deri në fund.

Nga ana tjetër vetëm me këtë rast kemi bërë një kallëzim shtesë sepse Veliaj ka shkelur ligjin pasi kërkon në mënyrë urgjente pasi fakti që Veliaj në mënyrë antiligjore kërkoi me ngulm ne Gjendjen Civile, duke treguar se është në gjendje që të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët. Fakti që nuk po merret një masë sigurimi personal ndaj Veliaj është një dorëzim i SPAK-ut dhe na jep të drejtë të themi se është nën shërbimin e PS-së.

 


Shtuar 24.01.2025 20:58