Fundjava ka sjellë fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës. Kjo për shkak të hyrje-daljeve të personave dhe mjeteve në kufirin me shtetin grek.
Sipas Policisë Kufitare të Gjirokastrës, gjatë 24 orëve të fundit, në Kakavijë kanë hyrë dhe dalë nga territori shqiptar gjithsej 10.162 persona.
Nga ky total, 6.394 prej tyre kanë hyrë në Shqipëri dhe 3.768 kanë dalë, ndërsa janë regjistruar gjithsej 3.156 mjete, nga të cilat 1.955 kanë hyrë dhe 1.201 kanë dalë nga territori.
Java e parë e muajit gusht njihet tipikisht si një periudhë me shumë lëvizje, për shkak të pushimeve të verës.
Çdo vit në këtë periudhë, një numër i lartë emigrantësh lëvizin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.