Kafshimi i thonjve, 3 arsye që qëndrojnë pas këtij zakoni bezdisës

Kafshimi i tepërt i thonjve quhet onikofagi. Është një gjendje e ngjashme me çrregullimet e tjera të kujdesit, siç është kërcitja e gishtërinjve.

Por ka disa arsyet psikologjike që qëndrojnë pas këtij zakoni të bezdisshëm.

1. Perfeksionizëm

Deri para disa vitesh ne nuk e lidhnim kafshimin e thonjve me sjelljet perfeksioniste, por një studim i vitit 2015 ndryshoi perceptimin tonë. Njerëzit që janë perfeksionistë nuk mund të pushojnë dhe të kryejnë një detyrë me një ritëm “normal”. Prandaj, ata janë të prirur për zhgënjim, padurim dhe pakënaqësi kur nuk i arrijnë qëllimet e tyre dhe përfundojnë duke kafshuar thonjtë.

2. Sjellja fëminore

Kafshimi i thonjve shoqërohet me stres, pasi ky veprim lehtëson dhe e largon atë. Onikofagjia mund të fillojë në fëmijëri si një reagim i menjëhershëm ndaj tensionit në shtëpi ose shkollë. Fëmijët nuk kanë kapacitet emocional për të përballuar stresin, ndaj mësojnë të lehtësojnë veten duke kafshuar thonjtë. Gjithashtu, onikofagjia është një zakon i njohur nervor që fillon në fëmijëri rreth moshës 6-vjeçare. Djemtë kanë më shumë gjasa të shfaqin këtë sjellje sesa vajzat.

3. Vetëdëmtimi

Kafshimi ekstrem i thonjve shkakton lëndime të vërteta sepse mund ta lërë zonën e thonjve të ekspozuar dhe të pambrojtur ndaj infeksionit. Për më tepër, hulumtimet tregojnë se lëndimet janë arsyeja që njerëzit duan të lënë këtë zakon të bezdisshëm.

Në këtë rast, ata nuk marrin kënaqësi apo lehtësim nga dhimbja e shkaktuar nga ngrënia e thonjve. Vetëm kur kafshimi i thonjve bëhet i tepruar dhe shkakton dëm të vërtetë, shndërrohet në atë që përshkruhet si dhunë e vetëshkaktuar (vetëlëndim).


Shtuar 16.12.2022 23:54