Kadyrov dërgon çeçenët të luftojnë kundër “Wagner”: Jemi gati!

Ushtria çeçene dhe luftëtarët e gardës ruse janë nisur për në zonat e tensionit në rusi, tha kreu i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov në kanalin e tij në Telegram.

“Luftëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Ruse në Republikën e Çeçenisë janë nisur tashmë për në zonat e tensionit. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur unitetin e Rusisë dhe për të mbrojtur shtetësinë e saj!”, ka shkruar Kadyrov.

Kreu i Çeçenisë theksoi se rebelimi duhet të shtypet, duke rënë plotësisht dakord me atë që Putin tha në fjalimin e tij.

“Dhe nëse kërkohen masa më të ashpra për këtë, luftëtarët çeçenë janë gati”./Albeu.com/


Shtuar 24.06.2023 11:39