Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë e re “Rama 4”.

 

 

Edi Rama, ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar kreut të Shtetit emrat e ministrave të rinj, të cilët i shpalli një ditë më parë, më 11 shtator, në Asamblenë e Partisë Socialiste.

 

 

Ky do të jetë mandati i katërt për Edi Ramën, që drejton ekzekutivin shqiptar që prej vitit 2013 si kryetar i Partisë Socialiste.

Në Asamble, Rama zbuloi se kryetar i Kuvendit do të jetë Niko Peleshi, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Rama 3 (deri korrik 2024).

 

 

Kabineti i ri qeveritar

  1. Zv.kryeministre, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
  2. Ministrie e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu
  3. Ministre për Evropën dhe Integrimin, MPJ, Elisa Spiropali
  4. Ministër i Financave, Petrit Malaj
  5. Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Goxhja
  6. Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
  7. Ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro
  8. Ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Evis Sala
  9. Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delinda Ibrahimaj
  10. Ministre e Inteligjences Artificiale, “Diella”
  11. Ministër i Drejtësisë, Besfort Ramallari
  12. Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu
  13. Ministër i Bujqësisë, Andis Salla
  14. Ministër për Pushtetin Vendor, Ervin Demo
  15. Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni
  16. Ministrie e Shtetit për kryenegociator, Majlinda Dhuka
  17. Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu

 


Shtuar 12.09.2025 13:06