“Ka një provë të re që duhet ta hapë 21 janarin për tu hetuar si një krim shtetëror.”
Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediet ditën e sotme.
Manja: 21 janari nuk është hetuar asnjëherë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë public para disa ditësh tregon se ka pasur një zinxhir komanduesish për të qëlluar mbi protestuesit. I takon Prokurorisë që të marrë këtë provë të re dhe të fillojë hetimet për vrajse shtetërore. SPAK duhet t’i japë një përgjigje familjarëve në radhë të parë dhe më pas shqiptarëve se cfarë ndodhi më 21 janar. Ish-kryeministri Berisha për 12 vjet me radhë ka deklaruar se protestuesit i vrau Garda, e cila mbrojti kryeministrin nga 4 qytetarë që me duar në xhepa kishin ardhur ta rrëzonin.
Ministri u shpreh se presin që SPAK të thërresë të gjithë personat e përfshirë dhe të zbardhë përfundimisht të vërtetën. Sipas tij, 21 janari nuk ishte një krim i rëndomtë, por vrasje shtetërore.
Ai bëri me dije se sot do të dorëzojnë kallëzimin në SPAK dhe i takon Prokurorisë më pas të administrojë kasetën me audiopërgjimin në përputhje me dispozitat e ligjit.
/Albeu.com/