Policia greke dhe mediat dhanë alarmin një ditë më parë për zhdukjen misterioze të 29-vjeçarit shqiptar, Anxhelo Avdiu, i cili jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave ai ka mbërritur në zonë mbrëmjen e së shtunës, ku ka qëndruar me një të afërm.
Vëllai i tij ka zbuluar se 29-vjeçari ka ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.
Sipa vëllait 29-vjeçari ëhstë zhdukur papritur, duke lënë pas gjithçka.
“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha ai.