Marrëdhënia mes futbollistit të talentuar të Barcelonës, Lamine Yamal, dhe këngëtares argjentinase Nicki Nicole është bërë tashmë publike, duke i dhënë fund muajve të gjatë me thashetheme dhe spekulime.
Çifti u shfaq për herë të parë bashkë në mënyrë të hapur në festën e ditëlindjes së 18-të të Yamal, ku prania e Nicki Nicole nuk kaloi pa u vënë re nga fansat dhe mediat sociale. Pak ditë më vonë, vetë Lamine postoi një foto të ëmbël në Instagram për të uruar këngëtaren në ditëlindjen e saj më 25 gusht, një gjest që konfirmoi përfundimisht lidhjen e tyre.
Edhe pse nuk është hera e parë që dyshja janë parë bashkë, tani ata kanë vendosur të mos e fshehin më romancën. Gjatë një pushimi të shkurtër nga ndeshjet e La Ligës, ata u fotografuan në një jaht luksoz në Monako, duke shijuar ditë relaksi, imazhe që morën dhenë në rrjet.
Nga ana e saj, Nicki Nicole ndau një reflektim emocional me ndjekësit në rrjete sociale, ku foli hapur për periudhën e fundit të jetës së saj.
“Çdo gjë që më theu zemrën më ka pastruar vizionin dhe po, ka jetë pas dhimbjes. Unë vazhdoj të mësoj dhe, ndërsa mësoj, shoqëroj njerëzit që dua,” shkroi artistja.
Këngëtarja falënderoi fansat për mbështetjen e tyre gjatë kohëve të vështira dhe zbuloi se po përgatit projekte të reja muzikore:
“Po punoj në muzikë me zemrën si udhërrëfyese,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se periudha e re në jetën personale po e frymëzon edhe në krijimtari.
Lidhja e Yamal me një prej emrave më të njohur të muzikës latine është komentuar gjerësisht në rrjete, ndërsa fansat e të dyve mezi presin të shohin zhvillimet e ardhshme, në fushë dhe në studio.