Një tifoz anglez po pret vetëm që Atletiko Madridi të fitojë titullin kampion të Spanjë, që në llogarinë e tij të derdhen 13 mijë euro.
Karls Eduards, i cili është shitës lodrash seksi, ka vendosur një skedinë, duke zgjedhur 5 skuadrat që fitojnë titullin.
4 deri tani i ka kapur, ku bëhet fjalë për kampionët në 4 kategoritë e futbollit në Angli, Mançester Siti, Noruiç, Hall Siti dhe Çeltenham. Tashmë anglezi pret vetëm Atletikon, për të siguruar plot 13 mijë paund.
Një shifër e madhe parash, ndërkohë që Eduards ka luajtur vetëm 50 cent. Ai po pret me padurim përfundimin e kampionatit spanjoll, ku shpreson që titullin ta fitojë Atletiko, që një ndeshje nga fundi kryeson 2 pikë më shumë se Reali.