Ka ende shpresë, si mund të kualifikohet Kosova në kampionatin Europian (SKENARËT)

Mbrëmë u luajt ndeshja tjetër e prapambetur e grupit I të kualifikueseve të Evropianit 2024, Izrael-Zvicër, me sfidën që përfundoi në barazim 1-1. Dhe tashmë kemi këtë renditje në grup: Zvicra 16 pikë, Romania 16, Izraeli 12, Kosova 10, Bjellorusia 6 dhe Andorra 2.

Po t’i hedhim një sy renditjes, në garë për në Gjermani mbetet ende edhe Kosova. Po si mund të kualifikohet Kosova? Dardanët duhet të dalin me pikë të plota ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, në mënyrë që të luajnë shanset e tyre për Euro 2024.

Pra, Kosova duhet të fitojë në Zvicër dhe të mposhtë edhe Bjellorusinë. Gjithashtu, duhet të shpresojë që Rumania të mundë Zvicrën dhe të barazojë ose fitojë ndaj Izraelit. Në rast të një kombinimi të tillë, atëherë Rumania do të renditej e para dhe Kosova e dyta.

Një tjetër skenar është edhe skuadra e tretë më e mirë në të gjitha grupet, por sërish do të duheshin dy fitoret në dy ndeshjet e fundit, madje edhe kjo mund të mos mjaftonte. Me pak fjalë, probabiliteti është shumë i vogël, objektivi më real mbetet vendi i tretë në grup për t’u renditur në renditjen e FIFA-s dhe që shërben në shortet e të tjera.


Shtuar 16.11.2023 18:03