Turqia ka ende pak shpresë, teksa katër persona janë nxjerrë nga ndërtesat e shembura më shumë se 10 ditë pas tërmetit.
Ekipet e shpëtimit nxorën 29-vjeçaren Neslan Kilic nga rrënojat në Kahramanmaras pas 258 orësh, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Mjekët thanë se ajo ishte në gjendje të qëndrueshme dhe po fliste.
SON DAKİKA | Hatay’da 260. saatte 10 yaşındaki bir erkek çocuğu enkazdan sağ olarak kurtarıldı.
— TRHaber (@trhaber_com) February 16, 2023
Ndërkohë, 12-vjeçari Osman Halebiye u nxorr i gjallë pas 260 orësh nën rrënoja, dhe një orë më vonë në Antakia shpëtimtarët gjetën dy burra të gjallë – Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç. Të dy janë dërguar në spital. /albeu.com