Juventus nuk ia del ndaj kundërshtarit me 9 lojtarë, barazon në frymën e fundit (VIDEO)

Juventusi ka barazuar 1-1 në shtëpi me Bologna, me një ndeshje që pato dy tablo. Në 45 minutat e para bardhezinjtë bënë një ndeshje të dobët.

Më pas e panë veten në disavantash, pasi Arnautovic gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të.

Juventusi duhet me çdo kusht të barazonte dhe në minutën e 84-t ndryshuan balancat. Arbitri la një avantazh, por Cuadrado u ndal nga traversa.

Me VAR u vendos që kishte faull jashtë zone dhe Soumaoro doli me karton të kuq. Medel u tërbua dhe për protesta mori dy të verdhë dhe e la skuadrën e tij me 9 lojtarë.

Juventusi u hodh në sulm dhe Valohovic, pas një asisti fantastik të Morata me roveshatë shënoi dhe shmangu humbjen e skuadrës së tij. /h.ll/albeu.com


Shtuar 16.04.2022 20:36