Justin Bieber “çmendet” pas Hailey-t, edhe pse mungoi në Met Gala 2025

Edhe pse mungoi në Met Gala 2025, Justin Bieber nuk i kurseu komplimentet për gruan e tij, Hailey. Këngëtari 31-vjeçar postoi në Instagram disa foto të modeles, e cila shkëlqeu në tapetin e kuq me një minifustan Saint Laurent dhe bizhuteri luksoze nga Tiffany & Co.

Ai shoqëroi postimin me këngën “There Goes My Baby” dhe Hailey reagoi me emoji flirtues: “😛❤️‍🔥❤️‍🔥”.

Më vonë, Justin ndau edhe foto të saj nga after party, ku Hailey kishte veshur një minifustan kadife në ngjyrë shampanje.


Shtuar 7.05.2025 16:01