Juela Nikolli ka reaguar pas një pankarte që Shëndrit Lumi ka bërë në Big Brother VIP Albania 5 për Ditën e Gruas.
Ai kishte të shkruar, “Edukoni djemtë mos të bëhen vrasës”, gjë që e ka lidhur me një histori personale.
“Që partneri im ka dhënë jetën për histori të tillë sepse ka pasur një motër për shumë vite të dhunuar nga ish burri i saj, e kam përjetuar në mënyrë indirekte dhe nuk ka gjë më të trishtë të shohësh një femër që është dhunuar për vite në një mënyrë të tillë’, ka thënë ajo.
Tutje shtoi: “Në qoftëse do me i heq dinjitetin një femre, dhuna është gjëja e fundit që duhet të merret në konsideratë. Mënyra se si e ke shkruar lë hapësirë për keqinterpretime”.
Juela ka ndarë historinë e trishtë në fillim të Big Brother-it, për rastin që kishte me të fejuarin e saj.
Partneri dhe motra e tij iu vranë në oborrin e shtëpisë nga ish-partneri i motrës së tij.
Për këtë ajo thotë se nuk është shkruar duhet pasi lë vend për keqkuptime.
