“Ju sekuestruan telefonat”, Artan Hoxha: Dy biznesmenë “vizituan” BKH-në pak ditë më parë

Gazetari investigativ Artan hoxha ka dhënë detaje të reja nga dosja CEZ-Dia, për të cilën u thërrit një ditë më aprë në SPAK ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Hoxha tha në studion e “Të Paekspozuarit” se gjatë ditëve të fundit për një tjetër ccështje janë thirrur nga hetuesit e BKH dy biznesmenë, të cilëve ju janë bllokuar telefonat.

“Dy biznesmenë janë thirrur nga BKH për të dëshmuar për një çështje tjetër, dhe u janë marrë celularët. Pra i thirrën për histori tjetër dhe u morën elularët. Kur i thirrën, njëri e kishte me vete celularin dhe ia morën. Tjetri i tha e kam lënë në shtepi, ok i thanë hajde shkojmë e marrim në shtëpi”, zbuloi Hoxha.

Hoxha dha detaje edhe nga thirrja e Ilir Kullës, ish këshilltarit të Metës, në SPAK.

“Zoti Kulla është thirrur sepse ka njohje edhe me zotin Meta edhe me zotin Ismailaj. Rezultojnë disa udhëtime në Pragë, në Vienë. Zoti Kulla nuk tha gjë kur doli por është thirrur për këtë”, tha Hoxha.


Shtuar 9.11.2023 23:05