Gushti nuk do të jetë thjesht një muaj vere për disa shenja të horoskopit, por një pikë kthese emocionale.
Sipas astrologëve, Dashi, Gaforrja dhe Shigjetari do të përballen me funde të rëndësishme në marrëdhëniet e tyre, teksa lidhjet që kanë arritur kufijtë e durimit të tyre do të marrin fund.
Dashi – Liria përpara gjithçkaje
Ky muaj zgjon te Dashi një nevojë të fuqishme për pavarësi. Nëse ndiejnë se marrëdhënia i kufizon, apo i imponon rregulla që nuk përputhen me natyrën e tyre impulsive, ata nuk do ta tolerojnë gjatë. Vendosmëria do t’i shtyjë të marrin hapa të papritur, deri në ndarje, shpesh pa sqarime të mëdha.
Gaforrja – Zbulimi i një të vërtete të dhimbshme
Për Gaforren, emocionet janë gjithçka. Kjo verë zbardh realitete që më parë janë injoruar: dhënia pa marrë, mungesa e reciprocitetit, ose ndjenja e zbrazëtisë në një lidhje që dikur kishte ngrohtësi. Edhe pse ndarja do të jetë e dhimbshme, ajo do të shërbejë si një hap drejt vetëkujdesit dhe shërimit personal.
Shigjetari – Liria mbi dashurinë
Shigjetari, i njohur për shpirtin e lirë, këtë gusht do ta ndiejë më fort se kurrë nevojën për të “marrë frymë”, nëse partneri/partnerja i kërkon angazhime që e kufizojnë, Shigjetari mund të zgjedhë të largohet pa konflikte të mëdha, thjesht nga nevoja për të qenë vetvetja.
Për këto tre shenja, ndarja nuk është dështim, por një formë çlirimi. Ajo vjen si pasojë e vetëdijes, e lodhjes emocionale, apo e nevojës për të mos e humbur identitetin personal brenda një lidhjeje që nuk funksionon më.