Shumica e njerëzve i hedhin ushqimet menjëherë sapo u ka kaluar data e skadencës, por shumë pak e dinë se edhe shumë sende shtëpiake që ne i përdorim çdo ditë kanë gjithashtu datë skadence.
Sipas ekspertëve sende si dërrasa e prerjes në kuzhinë apo furça e tualetit duhet të jenë në koshin e plehrave vetëm pas disa muaj përdorimi.
Ne ju tregojmë se duke filluar nga sfungjerët e enëve, që duhet të zëvendësohen çdo javë, deri tek reçipetat që nuk duhet të mbahen asnjëherë më shumë se një vit, ja disa sende shtëpiake që nuk e keni ditur se kanë datë skadence!
Jastëkët: Çdo dy vite.
Jastëkët duhet të ndërrohen të paktën një herë në dy ose tre vite, sipas ekspertëve.
Brisqet: Çdo tre ditë
Brisqet mund të jenë të kushtueshme, megjithatë ekspertët thonë se duhet t’i zëvendësoni sa herë të jetë e nevojshme. Dermatologia Stefanie Williams thotë se në këtë rast janë një sërë faktorësh që përcaktojnë se sa shpesh duhet ta ndërroni briskun, megjithatë e mira është që të ndërrohet çdo 3-6 ditë.
“Në përgjithësi sa më i mprehtë të jetë tehu aq më mirë është. Brisku duhet të rrëshqasë butësisht mbi lëkurë”, shprehet ajo.
Dërrasat e prerjes në kuzhinë: Çdo 12 muaj
Ju prisni perime dhe mish çdo ditë mbi të, por nuk e keni ditur se dërrasat e prerjes, sidomos ato të drurit, grumbullojnë baktere. Studimet kanë treguar se tek to gjenden 200% më shumë baktere fekale sesa në tualet.
Sfungjerët dhe pecetat e enëve: Çdo javë
Një fakt pak i njohur rreth sfungjerëve të enëve është se ato duhet të zëvendësohen çdo javë. Ekspertët kanë zbuluar se kur vendoni pecetën e lagur të enëve anash lavamanit pasi e keni përdorur atë, fillojnë të shumëfishohen menjëherë mikrobet dhe bakteret. Madje, një studim shokues zbuloi se 89% e pecetave për enë përmbajnë bakterin E.coli.
Lugët e drurit: Çdo pesë vite
Edhe lugët e drurit kanë datë skadence.
Druri ka më shumë pore se sa plastika apo metali, që e bën më të prekshme ndaj mikrobeve e baktereve, shpjegon John Oxford, profesor i Virologjisë në Barts dhe Spitalin e Londrës. Kjo mund të çojë në lloje të ndryshme helmimesh nga ushqimi.
Shapkat: Çdo gjashtë muaj
Shapkat janë mjedisi perfekt për të përhapur infeksion fungal. Për të shmangur përhapjen e infeksionit, shapkat duhet të lahen mirë sa më shpesh të jetë e mundur. Përveç kësaj duhet t’i zëvendësoni çdo gjashtë muaj për t’i mbajtur këmbët higjienike.
Enët plastike për ruajtjen e ushqimit: Çdo tre muaj
Enët plastike që përdorni për të ruajtur drekën tuaj apo ushqimet e mbetura janë vendi i parë i strehimit të kimikateve të rrezikshme.
Furça e tualetit: Çdo gjashtë muaj
Furça e tualetit është si një vendstrehimi për bakteret. Ajo duhet të zëvendësohet çdo 6 muaj.
Masha e flokëve: Çdo katër vite
Për shumë vajza, mashat e flokëve konsiderohen si një investim. Por kjo nuk do të thotë që ato nuk duhet të zëvendësohen rregullisht. Sipas “Mamamia”, drejtuesit e vjetër të flokëve mund të dëmtojnë flokët tuaj.
Furça e dhëmbëve: Çdo 3 muaj
Shumë prej nesh e kanë gabim kur mendojnë se furça e dhëmbëve duhet ndërruar pasi të ketë humbur komplet formën e saj. Duke i mbajtur aq gjatë, ato prishin dhëmbët tona, thonë stomatologët.
“Ekspertët dentarë rekomandojnë që furçat manuale apo elektrike duhet të ndërrohen çdo muaj nëse vuani nga gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, dhe pas tre muajsh për çdo rast tjetër”, thotë Amer Saeed, drejtor i një klinike dentare në Londër.
Recipetat: Çdo vit
Pyesni çdo femër dhe me shumë mundësi do t’ju thotë se i mban recipetat derisa këtyre të fundit t’u dalë teli. Por ekspertët thonë se ato duhet të zëvendësohen çdo vit, edhe nëse janë e një cilësie të mirë, pasi do humbisni rehatinë.
Krehri i flokëve: Çdo katër vite
Shumë infeksione të lëkurës mund të përhapen nga një person në tjetrin duke ndarë të njëjtën krehër flokësh.
Sfungjerët e trupit: Çdo dy muaj
Ekspertët paralajmërojnë se ato duhen ndërruar rregullisht çdo dy muaj, për të shmangur grumbullimin e baktereve.
Mbajini ato në një vend të thatë dhe me dritare të hapur, dhe jo në dush.