Ju nuk e dini, por pa vetëdije po dëmtoni celularin tuaj me këto veprime

Telefonat inteligjentë mund të kenë një jetëgjatësi pre 2-10 vjet në varësi edhe të markës por edhe në varësi të mënyrës së përdorimit nga ana jonë. Nëse i mbrojmë nga dëmtimet, i përdorim në mënyrë të zgjuar duke mos abuzuar me baterinë, dhe përditësimi i i aplikacioneve do t’i ndihmojë telefonat tonë të zgjasin në gjatë. Por ka disa veprime që ne i bëjmë çdo ditë dhe jemi duke i dëmtuar telefonat pa e ditur.

Mos përdorni kurrë kunja metalike për të pastruar portën e karikimit të celularit

Mjetet metalike, si kunjat, thikat ose edhe kapëset e letrave, mund ta gërvishtin portën e karikimit dhe të krijojnë më shumë probleme në vend që ta pastrojnë atë. Një opsion më i mirë do të ishte një kruese dhëmbësh.

Mos e ekspozoni telefonin tuaj në diell

Shpeshherë ne mund të na duket në rregull të karikojmë telefonin duke e lënë afër parvazit të dritares ku është i ekspozuar edhe nga dielli por kjo do të bëjë që telefonit t’i duhet më shumë kohë për tu karikuar pasi dielli e ngadalëson këtë proces. Dhe jo vetëm kjo por ekrani d të thithë shumë nxehtësi aq sa për të mbrojtur veten do të fiket automatikisht, por në rastin më të keq mund edhe të shpërthejë.

Mos e lini telefonin kurrë të arrijë deri në 0%

Koha më e mirë për ta vënë në karikim telefonin tuaj është kur arrin 20% dhe maksimumi që duhet të karikohet është deri në 80%. Nëse e lini telefonin tuaj të shkojë gjithmonë më pak se 20% ose më shumë se 80% bateria juaj do të konsumohet shumë më shpejt.

Mos e fusni shumë shpesh telefonin në ujë edhe nëse është një rezistent ndaj tij

Disa marka të telefonëve mund të jenë rezistent ndaj ujit por kjo ka disa përjashtime. Zakonisht rezistenca ndaj ujit është parashikuar nëse telefoni ju bie aksidentalisht në një enë me ujë ose pellg por nuk zhytja për disa minuta vazhdimisht nuk do të jetë në të mirë të telefonit tuaj pasi mund të dëmtojë hardwerin e tij dhe do t‘iu kushtojë sa të blini një telefon të ri.

Mos shkarkoni aplikacione që janë të paverifikuara

Shumë njerëz tentojnë të shkarkojnë aplikacionë jo nga versioni origjinal por nga imitime të tij të paverifikuara, për të mos paguar për aplikacionin. Nëse e bëni këtë sigurohuni të keni të instaluar një antivirus të mirë.

Mos e merrni asnjë pajisje me vete në tualet

Marrja e telefonit me vete në banjë nuk është vetëm e pashëndetshme, por mund të jetë gjithashtu e rrezikshme për telefonin dhe veten tuaj.

Mos e karikoni telefonin tuaj gjatë natës

Prodhuesit e telefonave celularë, si Apple, thonë se është e dëmshme ta lini telefonin tuaj të karikohet brenda natës. Kjo për shkak se telefoni juaj do të ndalojë së ngarkuari sapo të arrijë në 100%, dhe sapo të arrijë në 99%, do të duhet të bëjë dyfish përpjekje për t’u rimbushur.


Shtuar 24.09.2022 23:32