Ju kujtohet Didi që bëri namin te “Njerëz dhe Fate”, çfarë bën dhe si duket sot aktorja (FOTO LAJM)

Të gjithë e njohin me emrin Didi, pasi aktorja ka marrë pjesë në telenovelën më e suksesshme shqiptare “Njerëz dhe Fate”. Aktorja Arta Muçaj, por që shqiptarët e njohin si Didi, nuk ka ndryshuar aspak në pamjen e saj edhe pse kanë kaluar 18 vite.

Didi luante një rol negativ tek “Njerëz dhe Fate” edhe pse ishte shoqja e Florit, të cilin ajo e përfshiu në rrugën e trafikimit të drogës dhe prostitucionit.

Në vitet 2000 veç rolit në serial ajo u përfol edhe për historinë e dashurisë me rrokerin e famshëm, Bojken Lako dhe nuk u bë asnjëherë publike ose ishte një thashethem. Arta jeton tashmë në Australi, ku dhe vijon karrierën si aktore atje.

Ajo sot është po aq simpatike sa atëherë, edhe pse kanë kaluar rreth 15 vite “Didi” nuk ka ndryshuar, por duket tepër në formë.

  


Shtuar 8.02.2022 09:40

Tags: ,