Ilir Alimehmeti, drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u pyet nëse do të kandidojë për kryetar të PD-së në vition 2026 kur Berishës i mbaron mandati dhe ai ka shprehur gadishmërinë për të rikandiduar. Alimehmeti u shpreh prerë se nuk do të kandidonte.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Vitin tjetër do të ketë zgjedhje në PD, ju do të kandidoni?
Alimehmeti: Unë personalisht, jo.
Rakipi: Kandidat ju, apo si grup, se Uran Butka nuk të vjen më, edhe njëherë, Uran Butka nuk vjen më aty për të kandiduar.
Alimehmeti: Unë ta thashë që në fillim të emisionit, si e perceptoj unë këtë dhe për çfarë qëndroj unë aty. Dhe çfarë qëndroi edhe këtu dhe po e them dhe po e përsëris disa herë derisa të merret përgjigja.
Mërtiri: Përgjigja juaj është, besoj, e qartë është jo dhe nga ky aspekt, unë s’e konceptoj këtë si lëvizje antikryetar.
Rakipi: Po marrja pjesë në zgjedhje si kandidat, nuk është lëvizje antikryetar.
Alimehmeti: Ore kandidatët le të shkojnë.
Rakipi: Ti do vesh?
Alimehmeti: Unë jo, unë nuk i shkoj. Jo si kryetar, pastaj ka ka nivele të ndryshme.
Mërtiri: Nuk është çështje lufte kjo.
Rakipi: Ky kërkon vendin e vet, o vëlla, si kryetar s’vete do ta gjejë. Do vendin e vet që e ka të merituar.
Mërtiri: Nuk do të thotë që ju duhet të jeni anti-berishist, por ju keni ca rezerva ndaj këtij dhe ju jeni për idenë që mund. Pse për një lider tjetër nuk të thotë që je anti-berishizëm, nuk është se të thotë që e urren Berishën apo nuk po them as këtë.
Alimehmeti: Unë jam duke folur shumë qartë.
Mërtiri: A do, a do dalë dikush Berishës përballë? Apo do kandidoj vetëm?
Alimehmeti: Unë do të dal, do e shpreh ambicien dikush, qoftë se e mendon.
Mërtiri: Në qoftë se ke një vizion tjetër, një vizion tjetër. Pse nuk kandidoni për këtë vizion? Për ta përcjellë këtë vizion. Jo, ti personalisht.
Rakipi: Zoti Alimehmeti, Doktori kërkon të kandidojë kush të dojë, të japë platformën, zoti Mërtiri. Doktori do të vejë atje të zgjidhet. Pranon kë të dojë të vijë të kondidojë, kush të dojë, thotë. Zoti Alimehmeti nuk vete.
