Jozi sulmoi Gjestin, reagon Xheneta: Asnjë arsye nuk e justifikon dh*nën, as në familje, as në rrugë, as në …

Shumë personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 4”, ku Jozefin Marku goditi Besart Kelmendin.
Një reagim ka bërë edhe ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndëshkuar dhunën.

Xheneta bëri një postim në “Instastory” ku shkruan se asnjë arsye nuk e justifikon dhunën.

“Dhuna nuk është zgjidhje. Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën, as në familje, as në rrugë, as në internet. Respekto, dëgjo, fol me mirësi. Stop dhunës, respekt’, shkruan ish-partnerja e Gjestit.

 


Shtuar 13.04.2025 14:15