Jozefina Topalli shfaqet e veshur sportive në protesta

Prej disa vitesh Jozefina Topalli nuk është më pjesë e Parlamentit, megjithatë ajo vijon të jetë pjesë e politikës.

Herë pas here, ish-kryeparlamentarja del në skenë, ku edhe vijon angazhimin e saj si demokrate, ndonëse këtë herë larg selisë së Parlamentit, të cilën e drejtoi për 8 vite.

Duke e pasur të pamundur protestën para Parlamentit, Topalli ka zgjedhur të protestojë përpara kryesisë së Kuvendit, ku pak ditë u mbajt mbledhja për Berishën.

Jozefina ka qenë nën shoqërinë e disa deputetëve dhe ish-deputetëve të Partisë Demokratike, ku edhe ka qëndruar gjatë mes protestuesve.

Si duket, edhe stili i saj tashmë që nuk është më pjesë e politikës aktive, ka ndryshuar. Gjithnjë e më shpesh jemi duke e parë të veshur sportive dhe me atlete, ku edhe ka lënë pas kostumet e politikanes, apo edhe takat.


Shtuar 24.12.2023 12:09