Jozefina Topalli poston foton me vajzën, por çfarë i kërkojnë ndjekësit (FOTO LAJM)

Kryetarje e partisë “Lëvizja për ndryshim” dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli këtë të diel në llogarinë e saj në Facebook, ka postuar një foto me të bijën, Megin.

Ajo dhe Megi ngjasojnë aq shumë, sa edhe ndjekësit ia kanë vënë në dukjes se duket si motra, jo si nënë e bijë.

Por, pavarësisht se fotoja mori shumë komplimente, kërkesa më e shpesht nga ndjekësit ishte që ajo t’i bashkohej Berishës, pasi ky i fundit pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, po zhvillon takime në qytetet e Shqipërisë me “Foltoren”.

Disa nga komentet për Jozefina Topallin:

“Bashkoju “Foltores” së zotit Berisha. K emerita në PD. Të bashkohet PD dhe të forcohet deri në fitore”.

“Shpresojmë të merrni në dorë fatet e politikës së djathtë”.

“Lutja e fundit për ty, bashkoju “Foltores” së Berishës./albeu.com

 


Shtuar 10.10.2021 13:07