Joshte burrat me profil të rreme dhe i dërgonte në shtëpinë e ish të dashurës, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar 38-vjeçar është arrestuar nga policia italiane gjatë një kontrolli rutinë.

Ai akuzohet për përndjekje ndaj një gruaje me të cilën kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.

Sipas akuzave, 38-vjeçari pasi ka shkëputur lidhjen, ka frikësuar ish-in e tij duke e kërcënuar madje se do ta qëllonte në kokë.

Jo vetëm kaq, pasi krijoi një profil social me emrin e një gruaje, ai u shtir si prostitutë duke dërguar burra në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, të cilët kërkonin shërbime seksuale sipas marrëveshjes online.

Në vetëm një mbrëmje i dyshuari kishte telefonuar mbi 100 herë në celularin e gruas, e cila nga frika e kërcënimeve të vazhdueshme, e kishte denoncuar në polici.

Prandaj, hetimet nëpërmjet internetit lejuan policinë të gjurmonte dhe të bllokonte profilin e rremë të krijuar për të joshur burrat dhe për t’i dërguar ata në shtëpinë e ish-të dashurës.

Tashmë 38-vjeçari ndodhet në burg në dispozicion të organeve të drejtësisë./Albeu.com


Shtuar 18.10.2023 09:13