Josep Borrell Archives - Albeu.com

Borrell thirrje Izraelit: Një tmerr nuk justifikon tjetrin!
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i kërkoi sot Izraelit të mos udhëhiqet nga zemërimi në përgjigjen e tij ndaj sulmit të Hamasit, duke thënë se “një tmerr nuk e justifikon tjetrin.”

Borrell i bëri komentet gjatë një vizite në Izrael, duke folur së bashku me ministrin e Jashtëm izraelit, Eli Cohen.

“E kuptoj zemërimin tuaj, por më lejoni t’ju kërkoj që mos jeni të tërbuar. Unë besoj se kjo është gjëja më e mirë që miqtë e Izraelit mund t’ju thonë”, tha ai.

Duke folur në një ndërtesë të këshillit rajonal, Borrell theksoi se solidariteti i BE-së me Izraelin dhe mbështetja për të drejtat e vendit për vetëmbrojtje janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Është një gjë të mbrosh Izraelin dhe një gjë tjetër të kujdesesh për njerëzit në nevojë”, shtoi ai.

“Dhe kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian, së bashku me mbështetjen e të drejtës së Izraelit për vetëmbrojtje, po kërkon gjithashtu ndihmë humanitare për ushqim, ujë, karburant, mbrojtje (të njerëzve në Gaza)”, tha zyrtari evropian, i cili gjithashtu bëri një thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte” të pengjeve./albeu.com

The post Borrell thirrje Izraelit: Një tmerr nuk justifikon tjetrin! appeared first on Albeu.com.

BE bën thirrje për përmbajtje pas përplasjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dënoi përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve. Ai më 8 prill u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare.

Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv më 7 prill. Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE-ja bën thirrje për ndarje të menjëhershme të dhunës. Çdo gjë duhet të bëhet për të parandaluar që konflikti të përhapet”, tha Borrell përmes një deklarate.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare”, shtoi ai.

Gjatë këtij muaji janë disa festa fetare, sikurse Muaji i shenjtë i Ramazanit, Pashkët hebreje dhe ato krishtere./REL/

The post BE bën thirrje për përmbajtje pas përplasjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve appeared first on Albeu.com.

BE deklaratë për “5 kriteret për Asociacionin”: Palët ta shmangin çdo retorikë dhe veprim jokonstruktiv
Kosova ka marrë përsipër ta themelojë Asociacionin dhe ndërkombëtarët presin që kjo punë të kryhet shpejt. Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë përmendi 5 kritere si “siguresa” për të cilat tha se ka pajtim në Bruksel, që kjo bashkësi komunash të mos jetë “Zajednicë”. Në Beograd e mohuan këtë. BE-ja s’i jep të drejtë asnjërës palë, por iu bën thirrje atyre që të mos e prishin zbatimin e marrëveshjes së fundit, që synohet të përfundojë deri në fund të vitit.

Shpejt pritet të bëhen konkretë hapat që Kosovës do t’i duhet t’i bëjë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në Bruksel dhe në Washington më nuk kanë dyshime se kjo do të ndodhë.

Kryenegociatoriët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq të martën zhvilluan një takim në Bruksel dhe zbatimi i marrëveshjes së fundit ishte temë kryesore.

Pas takimit Bislimi paralajmëroi prezantimin e një drafti për statutin e Asociacionit nga ekipi menaxhues.

Sipas Bislimit, do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a do të jetë i pranueshëm ai draft si bazë për diskutim. Tha se ato “janë pesë siguresa të mjaftueshme që tregon se ky mekanizëm apo ky lloj i vetëmenaxhimit nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur Zajednica”.

“E para, a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm”, tha ai të enjten në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.

“Në ç’masë është në harmoni në marrëveshjet e 2013 dhe 2015, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, si dhe, në ç’masë është në harmoni me letrën që [ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federica] Mogherini ia ka dërguar Qeverisë se çfarë kompetenca mund të ketë Asociacioni”, shtoi Bislimi.

Për këto kritere, zëvendëskryeministri tha se “ka një dakordim të plotë në Bruksel”.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq reagoi shpejt duke thënë se Bislimi “po i sajon gjërat”.

“Një gënjeshtër e pastër e Bislimit! Në Bruksel nuk u përmend asnjë fjalë për “pesë kriteret për Asociaiconin” për të cilat ai flet sot. Ata folën për Statutin e Asociacionit dhe Ekipin Menaxhues. Bislimi po i sajon sërish gjërat, duket se dëgjoi atë që donte, jo atë që thuhej”, shkroi Petkoviq në Twitter, duke thënë se Asociacioni mund të bëhet “vetëm në përputhje me marrëveshjet nga viti 2013 dhe 2015”.

Në Bruksel nuk e kanë konfirmuar e as mohuar atë që e tha Bislimi. Por zëdhënësi kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian, Peter Stano i tha Gazetës Express në një përgjigje me shkrim se palët “duhet të shmangin çdo retorikë dhe veprime kundërproduktive/jokonstruktive që kanë potencial ta prishin zbatimin dhe ta rrezikojnë stabilitetin në terren”.

“BE pret që Kosova dhe Serbia t’i respektojnë të gjitha detyrimet e tyre që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi i arritur në Ohër dhe të fillojnë zbatimin e tyre pa vonesë”, tha Stano.

Bislimi dhe Petkoviq “diskutuan çështje të shumta” të martën, tha ai

“Është e qartë se nevojiten më shumë bisedime për të gjitha çështjet në rendin e ditës për të arritur përparim”, tha zëdhënësi i BE-së, duke shtuar se palët janë pajtuar që të takohen sërish.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që deri më 18 prill ta krijojnë një komitet të përbashkët, i cili do të monitorojë zbatimin e të gjitha dipozitave të marrëveshjes dhe do të udhëhiqet nga Bashkimi Europian.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e ka pranuar se synojnë që zbatimi i marrëveshjes së arritur më 27 shkurt dhe 18 mars të përfundojë deri në fund të vitit./express

The post BE deklaratë për “5 kriteret për Asociacionin”: Palët ta shmangin çdo retorikë dhe veprim jokonstruktiv appeared first on Albeu.com.

Heqja e barrikadave, reagon Borrell: Mbizotëroi diplomacia
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas nisjes së heqjes së barrikadave në veri të Ksoovës. Ai tha se diplomacia çoi në ulje të tensioneve, derisa tha se tashmë është koha për një progres urgjent në procesin e dialogut.

Postimi i Plotë:

“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Mirëpresim lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. Një punë e madhe ekipore e BE-së, SHBA-së dhe KFOR-it. Faleminderit të gjithë atyre që u përfshinë. Tani kemi nevojë për progres urgjent në dialog”.

Diplomacy prevailed in de-escalating tensions in north Kosovo. Violence can never be a solution.

Welcome responsible leadership of President Vučić & Prime Minister Kurti.

Great EU, US & @NATO_KFOR teamwork. Thanks to all involved!

We now need urgent progress in the Dialogue.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 29, 2022

The post Heqja e barrikadave, reagon Borrell: Mbizotëroi diplomacia appeared first on Albeu.com.

Borrell: BE-ja dënon me forcë kufizimet e talebanëve
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha sot se “BE-ja shpreh neverinë e saj dhe dënon fuqishëm vendimet e talebanëve për të ndaluar gratë nga jeta publike”.

Në një deklaratë nga Borrell në lidhje me vendimet e talebanëve për pjesëmarrjen e grave në jetën publike, ai vëren se “Më 24 dhjetor, thuhet se talebanët kanë lëshuar një urdhër që ndalon gratë të punojnë për organizatat joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kërcënojnë këto organizata me heqjen e licencave të tyre në rast mospërputhjeje. Kjo vjen pas ndalimit të javës së kaluar për gratë në universitet dhe shtypjes së dhunshme të protestave paqësore nga gratë kundër këtij vendimi”.

“BE shpreh neverinë e saj me këto vendime, të cilat shtojnë kufizimet e mëparshme të vendosura nga talebanët për aftësinë dhe të drejtën e grave për të punuar, për të marrë arsim dhe, siç theksohet vazhdimisht nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, përbëjnë një shkelje të qartë të të drejtave të tyre themelore të njeriut. Së bashku ato përbëjnë fshirjen e grave nga jeta publike” , shtoi ai.

The post Borrell: BE-ja dënon me forcë kufizimet e talebanëve appeared first on Albeu.com.

Borell flet për arrestimin e Thaçit, ngatërron vendin ku po mbahet: Po e pret gjykimin në Amsterdam
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, mori një shembull nga Kosova derisa po fliste në Forumin për të Drejtat e Njeriut në Bruksel.

Ai tha se BE-ja formon mekanizma të veçantë për të vënë drejtësinë për vendet që dalin nga konfliktet. Këtu Borrell përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi, për të cilin tha se u arrestua nga policia e tyre, EULEX dhe u dërgua për t’u gjykuar. Por, ai ia huqi vendit ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës. Hagën e ngatërroi me kryeqytetin holandez Amsterdam.

“Ne po formojmë ata që i quajmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet e post-konflikteve. Këtu dua ta përmend Kosovën. Dhomat e Specializuara të Kosovës, në të cilat ish-presidenti i Kosovës është tani në Amsterdam duke pritur për gjykimin. Misioni ynë i policisë në Kosovë ishte i ngarkuar për ta arrestuar atë derisa ishte në detyrë dhe për ta dërguar në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai.

Borrell në këtë forum përmendi edhe disa nga shtetet ku ka shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë Etiopinë, Somalinë, Bjellorusinë e të tjera./Express/

The post Borell flet për arrestimin e Thaçit, ngatërron vendin ku po mbahet: Po e pret gjykimin në Amsterdam appeared first on Albeu.com.

Situata në veriun e Kosovës, Borrell: E papranueshme, përplasje të tilla nuk çojnë në arritjen e një marrveshje
Tensionet në veri të Kosovës vijojnë të jenë prezentë. Sot përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mbajtur një prononcim për media lidhur me këtë situatë të rëndë.

Për Borrel, përplasjet në rrugë mes serbëve dhe forcave të rendit të Kosovës, janë të rënda dhe nuk kontribuojnë në gjetjen e një kompromisi.

Borrell ka shtuar se ministrat e jashtëm të BE-së, do të diskutojnë sot pikërisht për situatën në veri të Kosovës.

“Ne menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën shok-bomba ndaj policëve tanë (anëtarë të misionit të BE-së në Kosovë ). Kjo është e papranueshme, e di që të dyja palët po përpiqen për de-përshkallëzimin, por duhet të kuptoni se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshje, e as nuk është rruga e duhur për normalizim të situatës”, tha Borrell.

The post Situata në veriun e Kosovës, Borrell: E papranueshme, përplasje të tilla nuk çojnë në arritjen e një marrveshje appeared first on Albeu.com.

Samiti i BE në Tiranë, Borrell: E ardhmja e Ballkanit është në union
Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka deklaruar për mediat se samiti i BE-BP në Tiranë, tregoi se Shqipëria ishte mikpritëse e vërtetë.

Ai shtoi se e ardhmja e Ballkanit është në union. Po ashtu, Borell zbuloi se 27 liderët ranë dakord për marrëveshjen e dokumentit final. Borrell tha se samiti i djeshëm përçoi mesazhe të forta përmes deklaratës me 32 pika, ndërsa vë në dukje edhe traditën e Shqipërisë, atë të mikpritjes.

“E ardhmja e Ballkanit është në union. Ramë dakord të gjithë për dokumentin final. Shqipëria tregoi se është një mikëpritëse shumë e mirë”, tha Borell.

Ditën e djeshme, u zhvillua samiti i BE-së në Tiranë, ku të ftuar ishin 27 liderë./albeu.com

The post Samiti i BE në Tiranë, Borrell: E ardhmja e Ballkanit është në union appeared first on Albeu.com.

Borrell: Asnjë ndihmë energjetike e BE-së për Malin e Zi nëse institucionet mbeten të bllokuara
Bashkimi Evropian (BE) nuk do të miratojë paketën e ndihmës financiare për energjinë për Malin e Zi nëse vazhdon bllokada e institucioneve të tij, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell në një takim me presidentin malazes Milo Gjukanoviç.

Gjukanoviç, i cili po merr pjesë në Kongresin Internacional Socialist në cilësinë e kreut të Partisë Demokratike të Socialistëve, u takua me Borellin në Madrid dhe e informoi atë për situatën aktuale në Mal të Zi dhe mënyrat e mundshme për tejkalimin e krizës.

Borrell tha se një zgjidhje duhet të kërkohet përmes dialogut dhe marrëveshjes midis të gjitha subjekteve politike, tha zyra e Gjukanoviç.

Mali i Zi nuk ka Gjykatë Kushtetuese sepse ky organ gjyqësor ka vetëm tre nga shtatë gjyqtarët e tij, dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të vendosë për ankesat dhe ankesat e institucioneve në lidhje me zgjedhjet lokale, gjë që ka bllokuar zbatimin e zgjedhjeve lokale në disa komuna malazeze që nga ajo kohë.

The post Borrell: Asnjë ndihmë energjetike e BE-së për Malin e Zi nëse institucionet mbeten të bllokuara appeared first on Albeu.com.

Reciprociteti për targat, Borrell: Vuçiç pranoi propozimin tonë për targat, Kurti jo
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur sot se ai dhe Lajcak kanë bërë një propozim për targat, propozim ky që është pranuar nga Presidenti serb, por jo nga kryeministri Kurti.

Borrell njofton se nuk është arritur asnjë marrëveshje pas rreth 7 orësh negociata mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuciç.

“Dy palët nuk u pajtuan për një zgjidhje sot”, ka thënë Borrel.

Ai thotë se nga BE-ja është bërë një propozim, por nuk e ka pranuar Kryeministri Kurti.

“Në dhamë një propozim për të evituar tensionet, të cilën Vuciç e pranoi, por Kryeministri Kurti ndodhi që të mos e pranojë”, tha Borrell.

“Unë pres nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”.

Borrell ka thënë se nuk mund të shërbejë “sundimi i ligjit” si pretekst për përshkallëzimin e situatës.

“Ky takim ndodhi tre muaj pas takimit të krizës. Nga kriza në krizë. Dhe, kësaj here është më keq se në gusht”, tha përfaqësuesi i BE-së.

Borrell thotë se u ka bërë po ashtu të ditur palëve “se nuk mund të vazhdojnë kështu”.

The post Reciprociteti për targat, Borrell: Vuçiç pranoi propozimin tonë për targat, Kurti jo appeared first on Albeu.com.