Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe “Paketa e Dhembshurisë”, zgjidhje për krizën ekonomike

Në një video-mesazh, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka theksuar se problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë është vetë shteti.

Sipas saj, nga çdo cep i vendit, thirrja që dëgjon është e njëjtë: taksa, taksa, taksa!

Tabaku prezantoi dy masat urgjente të programit të 100 ditëve të para: taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë për familjet në nevojë, shkruan A2.

Sipas saj, këto janë hapat e parë për të prekur ekonominë reale, për të lehtësuar jetesën e familjeve dhe për të kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve.

“Çdo qytetar që takoj, çdo dorë që shtrëngoj, çdo derë që trokas – më thotë të njëjtën gjë: na ka mbytur barra fiskale”, deklaroi Tabaku.

Ajo theksoi se opozita ka një program konkret dhe të ndershëm, për të ndihmuar qytetarët në një kohë të vështirë ekonomike.


Shtuar 9.04.2025 11:00