Ditën e sotme, gjatë seancës parlamentare, deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka folur në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë, për të dhënë për ndërtim dy godina dhe prona qeveritare në zona me vlerë për t’u ndërtuar pallate.
Tabaku u shpreh se angazhimi i shtetit si një sekser, në një kohë kur ai duhet të mendonte si të incentivonte ekonominë, duke prodhuar një vizion ekonomik të cunguar që fokusohet vetëm tek ndërtimi.
Gjithashtu, Tabaku analizoi dhe rritjen ekonomike të vendit që ka qenë në fokus tek ndërtimi, por që në fund të ditës nuk ka prodhuar vetëm se një rritje ekonomike për pakicën, ndërkohë që shumica e shqiptarëve nuk përfitojnë.
Sipas saj, shqiptarët kanë të ardhruat më të ulëta për frymë në raport, në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Prandaj, ajo thekson fokusi tek një shtet sekser nuk prodhon një ekonomi më të mirë për shqiptarët, por për një pakicë.
Fjala e Tabakut:
Të nderuar kolegë, ditët e fundit jemi njohur me me një vendim i cili në fakt bëri shumë cudi. Me vendimin që Qeveria shqiptare tashmë përvec gjithë bizneseve të tjera që kryen, ka filluar të bëhet dhe seksere trojesh, filloi të japë edhe lejet për pronat publike të cilat tashmë po i jep për zhvillim. Në një vend normal, në një shtet normal kjo do ishte një pikëpyetje e madhe për të gjithë, në një vend ku ashtu sic e kemi diskutuar me kohë dhe aty ku ndërtimi fatkeqësisht është kthyer në një biznes kryesor ku pastrohen paratë e krimit të organizuar, ku pastrohen paratë e korrupsionit kjo ngre një pikëpyetje shumë të madhe.
Duke pasur parasysh dhe të dhënat që ofrohen për ekonominë këto ditë por edhe për investimet e huaja ku 22% e të gjithë investimeve të huaja direkte sot shkojnë në sektorin e ndërtimit që ëshë kthyer sektori që pastron më shumë para, ka një piëkpyetje të madhe, të jashtëzakonshme se cfarë po ndodh sot me ndërtimin në Shqipëri. Kush është modeli ekonomik që sot po promovojmë, kush është modeli ekonomik që sot po nxisim dhe nga do të vijë rritja ekonomike për Shqipërinë?
Pak vite më parë u ndërtua Korporata e Investimeve, një korporatë që shumë këtu nga ne e kundërshtuan dhe një korporatë që besoj që në asnjë vend tjetër normal nuk kishte sesi të funksiononte. Korporata e Investimeve mbas 4 vitesh mori vetëm paga dhe vegjetoi duke mos kryer asnjë shërbim, pak javë më parë mori 28 prona publike në pronësi të saj dhe 198.000m2 ndërtim. Këto prona publike por njëkohësisht dhe këto institucione publike sepse janë institucione publike,kanë filluar Korporata e Investimeve ti japë pak e nga pak për të ndërtuar.
A ka mundësi në këtë vend që ka një ekonomi që nuk prodhon , ku eskportet kanë qenë në një pikëpyetje të jashtëzakonshme duke marrë parasysh faktin që sot kemi një zhvlerësim të euros,që kemi një model ekonomik që do duhej të nxiste rritje ekonomike,Qeveria shqiptare filloi dhe të ndërmarrë aventura,të japë institucionet publike për zhvillim, të prishë zyrat,të ndërtojë pallate dhe të kthehet në një seksere ordinere pronash! Dhe të kthehet në një seksere e cila nuk ka qëllim ofrimin e të mirave publike por sot ka qëllim dhënien e pronave publike për zhvillim.
A ka mundësi në një administratë publike e cila është cdo ditë e më e madhe në krahasim më % e popullsisë e cila vetëm largohet, kjo Qeveri të mendojë vetëm për zyrat? Sapo erdhët në pushtet në 2013 , diskutimi kryesor ishte ndërtimi i zyrave, godina e OSSHE, godina pafund të institucioneve të varësisë, me fondet e rindërtimit, 40% ishin po godina e zyra, ndërkohë që tashmë kthehemi dhe në dhënien e pronave publike me qera.
Kjo që po ndodh me Korporatën e Investimeve nga njëra anë por dhe me prishjen e institucioneve publike dhe dhënien e këtyre godinave për ndërtime për mua ka një pikëëpyetje shumë të madhe. Në një moment kur po diskutojmë korrupsionin,për një korrupsion endemik që sot prek 52% të popullsisë që e konsiderojnë atë si rrezik për sigurinë, Qeveria fillon dhe ndërmerr aventura të tilla. A ka pak punë Qeveria? A ka mjaft punë me shpërndarjen e të mirave publike , përmirësime në arsim,shëndëetësi, por njëkoëhsisht dhe në shumë fusha të tjera që duhet të vijë Kryeministri dhe një kryetar bashkie të prishë ndërtesa publike e të japë leje ndërtimi?
Cfarë modeli ekonomik po ndërtojmë? Nga do vijë rritja ekonomike e Shqipërisë? Bujqësia në tre vitet e fundit ka qenë me rritje zero si përqindje e PBB-së. Në vitin 2023 bujqësia ra me 0.63% dhe rënia e bujqësisë , rënia më e fortë që nga viti 1997, tregon që modeli ekonomik që ka Shqipëria sot nuk po prodhon. Shqipëria sot nuk po eksporton si rezultat i zhvlerësimit të euros , tregu komplet dhe tregu që lidhet me biznesin e prodhimit fason,sot është në një pikëpyetje të madhe ku 175 mijë punonjës janë duke dalë nga puna e duke mbylluar dyert e bizneseve si rezultat i parasë informale e ne i hapim dyert një sektori abuziv e korruptiv si sektori i ndërtimit në Tiranë.
Mbi 1 milionë m2 ndërtim leje jane dhënë në qytetin e Tiranës vetëm në 5-6 vitet e fundit ndërkohë që bëhen gati dhe 200 miujë m2 ndërtim pronë publike, prishen zyra kadastre, agjensi prone, universitete, prishen për të ndërtuar pallate; ky është shembulli i modelit ekonomik në Shqipëri, kjo është ajo që tërheq investimet e huaja në Shqipëri. Shqipëria nuk merret sesi mund të diversifikojmë energjinë, si mund të shfrytëzojmë burimet natyrore, si mund të rrisim eksportet po Shqipëria merret dhe shet një model ekonomik që nuk prodhon, një model ekonomik i cili nuk ndikon në ekonomi,që nuk sjell punësim dhe një model ekonomik që nxit dhe favorizon korrupsionin,pastrimin e parasë, atë për të cilën e ka faqen të nxirë Shqipëria në të gjitha raportet ndërkombëtare.
Këto janë dy sfidat më të mëdhaja që ka sot ekonomia: paraja informale, ekonomia informale që po pastrohet përmes biznesit të ndërtimit, që duket do të vazhdojë me lojërat e fatit, që ka vazhduar dhe ka penetruar deri në turizëm dhe nga ana tjetër shqetësimi që kemi sot për të gjithë sektorët e tjerë që janë në pikëpyetje. Kemi 20% të PBB që vjen nga turizmi, është rritur turizmi thonë qeveritarët por si ndikon kjo në ekonomi? A është rritur bujqësia si rezultat i turizmit ? Jo,përkundrazi po bie. A po rritet konsumi si rezultat i turizmit? Jo, përkundrazi po bie sepse në pikun e sezonit vjet në gusht, konsumi ra me 0.65%.
Cfarë po ndodh atëherë me ekonominë shqiptare? Cfarë po ndodh që nuk ka ekonomistë në botë, nuk ka ekonomi në botë që të shpjegojë sesi mundet që të rritet numri i turistëve dhe mos të japë në ekonomi? Sepse modeli që kanë zgjedhur, ku një pjesë e madhe rreth 90% shkon vetëm tek 5% e popullsisë, tek ata që sot po ndërtojnë , po marrin kontrata koncensionesh,po marrin kontrata, tenderime publike, pikërisht aty ku shkon pasuria nuk shpërndahet në gjithë shtresat e tjera. Dhe ky korrupsioni i nivelit të lartë që fatkeqësisht vjen e bëhet me ligje në këtë Parlament,që është shtrirë endemik në cdo qelizë, në cdo qelizë sot të ekonomisë shqiptare, ka shëmbëlltyrë dhe formë më të mirë sot biznesin e ndërtimit, ku shkëlqen Bashkia e Tiranës, ku shkëlqen ai që s’do jepte asnjë leje ndërtimi e që sot është duke i marrë frymën Tiranës, se po e mbyt Tiranën jo vetëm me leje ndërtimi po po vret njëkohësisht cdo punonjës, cdo zyrtar, cdo qytetar të shtresës së mesme me një rritje artificiale cmimesh që nuk shpjegohet as nga ekonomia, nuk shpjegohet as nga llogjika e theshtë matematike por shpjegohet vetëm me korrupsionin e pastrimin e parave ndërmjet sigurisht atyre me rekorde kriminale që sot po penetrojnë në ekonomi.
Ligji i Korporatës së Investimeve nuk duhet të kishte ekzistuar, ligji për investimin strategjik nuk duhet të kishte ekzistuar,ligje të cilat lidhen me sektorë preferencialë që prekin individë nuk duhet të ekzistojnë as të jenë pjesë e diskutimit. Sepse kjo ligjbërja me porosi dhe korrupsioni me porosi që vjen e formalizohet këtu në Parlament, fatkeqësisht e ka mbytur ekonominë dhe po prodhon sot këtë model shterpë ku të ardhurat e shqiptarëve janë sa 34% e të ardhurave të një qytetari në BE por njëkohësisht jane të fundit në rajon në Ballkanin Perëndimor.
Dhe kur flasim për procesin e integrimit,e kur flasim për diskutime të administratës publike dhe avancimit në këtë proces ne harrojmë të themi që Shqipëria sot fatkeqësisht është e fundit për sa i përket treguesve, për frymë të të ardhurave në BallkaninPerëndimor, të pjesës së buxhetit që shkon për paga, cështje sociale dhe dështon që të jetë pararojë në rajon pikërisht për këtë element që lidhet me qytetarët. Pastaj, cdo gjë tjetër është propagandë e ditës, këto fjalët e mëdhaja,me Shqipërinë lider në rajon jane sigurisht vetëm në endrrat dhe fantazitë e qeveritarëve.