Jorida Tabaku: Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit, hap mbrapa për Shqipërinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar vendimin për përjashtimin e opozitës nga Komisioni i Integrimit, duke e cilësuar atë si një hap mbrapa për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Tabakut, komisioni ka pasur gjithpërfshirje dhe ka qenë një kërkesë e përshtatshme ndaj qeverisë, por, sipas saj, ky veprim tregon dështim të qeverisë për të përmbushur detyrimet.

Gjithashtu, ajo shtoi se përjashtimi i opozitës në këtë moment, mund të ndikojë negativisht në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

Tabaku: Komisioni i Integrimit ishte gjithpërfshirje në proces dhe kërkesë ndaj qeverisë.

Fatkeqësisht qeveria shqiptare ka dështuar me kohë në këtë drejtim. Përjashtimin e opozitës në këtë moment e shoh si një hap pas.


Shtuar 16.09.2025 10:22