Johnson zotohet t’i japë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit, zbulon planin si do të veprojë

Ndërsa luftimet janë ndezur në Ukrainë, Johnson u thotë deputetëve në Westminster se prioritetet e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë afatgjata pasi “ne përballemi me pasgoditjet ekonomike të agresionit rus”.

Ai thotë se po shikon të trajtojë ndikimin e çmimeve britanike të energjisë dhe faturave familjare.

Johnson shton se mbështetja e qeverisë për familjet në vështirësi do të ndihmojë për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit dhe për të siguruar që energjia të jetë më e lirë në afat të gjatë.

Ai zotohet ta bëjë energjinë britanike më të gjelbër, më të përballueshme dhe më të sigurt duke zgjeruar erën në det të hapur, duke ndërtuar reaktorë të rinj bërthamorë dhe duke u bashkuar me aleatët për të “përballur agresionin e Putinit”/albeu.com