Johnson sërish bisedë telefonike me Zelenskyn: Putin po përballet me rezistencë të madhe

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka folur sërish në telefon me Boris Johnson.

Një zëdhënëse e Doëning Street tha se kryeministri “i bëri nderime heroizmit dhe trimërisë së pabesueshme të Presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas”.

Ajo shtoi se, udhëheqësit ranë dakord që presidenti Putin po përballet me një rezistencë më të madhe ukrainase nga ajo që ka llogaritur.

Dyshja u tha gjithashtu se “kanë rënë dakord për nevojën që komuniteti ndërkombëtar të izolojë Rusinë plotësisht diplomatikisht dhe financiarisht”.

Ata gjithashtu “përshëndetën gatishmërinë e shtuar për të ndërmarrë veprime për përjashtimin e Rusisë nga Sëift”.

Sëift është një sistem pagesash ndërkombëtare nga i cili disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, duan të ngrijnë Rusinë. Disa vende evropiane nuk kanë qenë të gatshme të pajtohen me këtë, por Gjermania, një pengesë kryesore, e zbuti ndjeshëm pozicionin e saj më herët sot./albeu.com


Shtuar 26.02.2022 21:52