Johnson është mosbesues: Rusia thotë se po tërhiqet, por ka ndërtuar spital pranë kufirit

Teksa tensionet mes Rusisë e Ukrainës ditën e sotme morën një tjetër drejtim, ku u përfol për një tërheqje të trupave ruse, kryeministri britanik është mosbesues.

Johson tha se rusët janë duke dërguar sinjale të “përziera”, të cilat nuk lejojnë që të kuptohet se çfarë ka vërtetë ndërmend Putini të bëjë me Ukrainën, shkruan The Guardian.

Komentet Jonson i bëri pas një takimi urgjent që zhvilloi me Komitetin Qeveritar “Cobra”, nga ku u shpreh se Rusia po ndërton një spital pranë kufirit të Ukrainës në Bjellorusi, që për të interpretohet si një përgatitje për pushtim.

Gjithashtu, ai theksoi se shumë trupa ruse janë duke iu afruar kufirit me Ukrainën. Ai, ndër të tjera, i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat e vendosur në kufij.

“Ne mendojmë se ata janë gati dhe mund të reagojnë në çdo moment”, shtoi Jonson.

Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar ka më shumë arsye që të “mbetet e ashpër” në sanksionet e saj ekonomike që synojnë bizneset dhe individët rus.  Në përfundim ai tha se ka “shenja pozitive” nga bisedat e zhvilluara me ministrin e jashtëm të Rusisë edhe pse të pamjaftueshme./albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 16:50