“Jo me lekët e botës”, Rama: Për rindërtimin kontributin kryesore e ka qeveria shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kavajë, ku më shumë se dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, u dorëzuan sot 153 banesa në pallate të reja për ata që humbën strehën.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama tha se rindërtimi është bërë nga paratë e qeverisë shqiptare, jo nga “lekët e botës”.

“Këto nuk bërë janë lekët e botës. Në të gjithë programin e rindërtimit, kontributin kryesor e ka qeveria e shqiptare. Dhe ne jemi shumë krenar që arritëm me të gjithë vështirësitë, dhe me pandeminë që  hyri në mes,  për të mos lënë mangët asgjë dhe për të çuar rindërtimin deri në fund, me fondet e qeverisë shqiptare. Ndërkohë që partnerët tanë kanë kontribuar dhe kontribuojnë për një pjesë të shkollave, për lagjen e re në Laç dhe lagjen e re në Spitallë. Gjithçka tjetër është kontribut i taksapaguesve shqiptarë. Për të qenë të qartë të gjithë, përsa u përket lekëve të botës, ato nuk na i jep ne, por bën vetë projekte, zgjedh vetë kompanitë dhe i paguan vetë për punët që bën duke përmbyllur vetë punimet,. Qeveria vetëm monitoron proceset dhe vendimmarrja për projektet”, tha Rama./albeu.com

 

 

 


Shtuar 27.12.2021 16:33