Jetonte vetëm, 43-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë. Ai jetonte vetëm dhe është gjetur nga të afërmit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 19.06.2022 19:31