Prej disa muajsh është raportuar se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është larguar nga shtëpia ku jetonte bashkë me bashkëshorten Kryemadhi dhe fëmijët dhe është akomoduar në një hotel nën zonën e Liqenit të Thatë.
Gazetarja Klodiana Lala tha se kjo ndodh prej 4 muajsh dhe Meta tha se e kishte marrë malli për Sashën, macen e shtëpisë.
“Që një politikan të hetohet ka një gjë dhe do të duhet të ketë një vepër bazë. Lidhur me këtë histori zonja Kryemadhi na ka pohuar se nuk jetonte më me Ilir Metën për të paktën 4 muaj, nuk e di nëse është një strategji mënyra se si po qasen ndaj prokurorisë së posaçme, por mund të konfirmoj se Meta jeton në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë i vetëm pa bashkëshorten dhe fëmijët. Ai dha dhe një detaj për shembull dhe këtu pastaj e rikonfirmova kur Meta në dukje dhe pse një detaj i parëndësishëm u shpreh se e ka marrë malli për Sashën dhe në mos gaboj Sasha ishte macja e tyre. Është lojë apo strategji mes tyre nuk di ta lexoj politikisht, por fakt është se ata të dy nuk jetojnë më bashkë të dy prej muajsh”-tha Lala.