Sociologu i njohur Gëzim Tushi, në një intervistë televizive, ka folur rreth këtij fenomeni shqetësues për shoqërinë, duke u shprehur se emigracioni po shkakton një efekt të ri, ku vëzhgimi 24 orë me kamera të bashkëshorteve, nga burrat që jetojnë jashtë po shkelen të drejtat e grave, e këto raste nuk janë aspak normale, pasi kemi të bëjmë me gjendje të rënduar mendore dhe fizike.
Sipas Tushit, martesa nuk mbahet nën kontroll me xhelozi, por me sistemin e besimit.
“Nëse nuk e ke këtë besim për partneren tënde, që ke lënë këtu në Shqipëri dhe vetë je diku në Europë dhe punon, kjo do të thotë që është e kotë kjo martesë nuk funksionon. Një gjë është e sigurt, martesa nuk mbahet me kontroll”.
Sipas tyre, këta njerëz po e imitojnë njeri- tjetrin, duke e trajtuar bëshkëshorten e tyre si një objekt.
“Kam përshtypjen që kjo patologji që ka shfilluar të shfaqet është rezultat i emigracionit dhe doemos distancat krijojnë probleme, por kam përshtypjen që kjo patelogji e sëmurë që të kontrollosh bashkëshorten duke qenë diku, dhe të kontrollosh të gjitha veprimet e saj, kjo është e papranueshme. Në fund të fundit, ti ke pranuar që të mbash këtë martesë në distancë dhe kjo do të thotë që kërkohet një besim reciprok. Nëse nuk e ke këtë besim për partneren tënde, që ke lënë këtu në Shqipëri dhe vetë je diku në Europë dhe punon, kjo do të thotë që është e kotë kjo martesë nuk funksionon. Një gjë është e sigurt, martesa nuk mbahet me kontroll, nuk mbahet me xhelozi, por me sistemin e besimit. Nëse nuk ka besim, më mirë të divorcohesh sesa të vuash”, tha sociologu Gëzim Tushi.
Çfarë duhet të bëjë një grua që është gjithë kohës në monitorim nga bashkëshorti në emigrim?
“Kam përshtypjen se jemi në këtë kulturën tonë shqiptare dhe ballkanike dhe sikurse e dini, akoma edhe pse është bërë një hap i madh që femrat divorcohen, një pjesë e madhe e tyre për shkak të kornizës morale janë të detyruara dhe e pranojnë statusin e një mashkulli që sillet keq dhe që e monitoron në jetën e tij personale”, shtoi ai.