Tre punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të Bashkisë Bulqizë kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi pajisnin qytetarët me dokumente false.
Mes zyrtarëve të arrestuar është edhe vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri.
Luan Mjeshtri me detyrë administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, është një prej të arrestuarve për shpërdorim detyre si pjesë e grupit që shiste vërtetime false të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës. Vërtetimi shitej kundrejt 100 mijë lekëve (të vjetra).
Gjithashtu janë arrestuar Fitim Balla, 61 vjeç, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë” si dhe A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren.