Prokuroria e Posaçme, ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, që u gjykuan me procedurë të shkurtuar.
Për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjini, SPAK kërkoi përkatësisht nga 10 vite burg, ndërsa për Elvis Koçin kërkoi 7 vite heqje lirie.
Në seancën e radhës, do të bëhet mbrojtja e të pandehurve si dhe shpallet vendimi.
Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale.
Pjesë e këtij grupi janë: Nuredin Dumani Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixho etj.
Operacioni “Plumbi i Artë”, u zhvillua në mars të 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda.