Rreth mesditës së kësaj të shtune në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan është dhënë vlerësimi i masës së arrestit dhe është caktuar masa e sigurisë ndaj 40-vjeçarit Henrik Hoxhaj i cili u arrestua para pallatit ku fshihej Dumani si dhe 20-vjeçares nga Kosova.
Prokurori i kërkoi trupit gjykues të caktohet masa e arrestit me burg për Hoxhajn dhe detyrim paraqitje për 20-vjeçaren M.Hajdini, e dashura e Nuredin Dumani.
Hoxhaj sipas Prokurorisë akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe pengim i zbardhjes së ngjarjes.
Në momentin e arrestimit atij i është kapur edhe një pistoletë pa leje të cilën e mbante me vete.
E dashura e Dumanit Mirjera Hajdari ka deklaruar në seancën gjyqësore që ka qëne e gënjyer nga Nuredin Dumani, i cili i kishte thenë që ishte 27 vjeç.
Ajo është e lirë të shkojë në shtetin e Kosovës ku do të paraqitet në gjykatën e Elbasanit. /albeu.com/