Jepet masa ‘detyrim paraqitje’ për Armando Ndrecën, vëllanë e deputetit socialist

Sot kanë dalë para Gjykatës së Lezhës Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellazi, të cilët u kapën disa ditë më parë në Kashnjet të Lezhës për kultivim të lëndëve narkotike.

Ata u lanë në burg, ndërsa Gjykata e Lezhës vendosi detyrim paraqitje për Armando Ndrecën, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca.

Gjykata e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e tij nga policia.

Ai u arrestua si bashkëpunëtor i dyshuar bashkë me dy të tjerët, të cilët kishin kthyer një stan për kultivim kanabisi me llampa në Lezhë.


Shtuar 13.04.2024 11:47