Nënkryetari i Partisë Republikane ka dhënë dorëheqjen. Lajmiështë bërë i ditur nga vetë Blendi Sulaj përmes një deklarate në Facebook.
Sulaj shprehet vlerësimin e tij maksimal për kreun e PR Fatmir Mediu, me të cilin thotë se ka ndarë momente të veçanta gjatë hapave të tij të para në politikë.
Vendimi i Sulajt për t’u tërhequr nga angazhimin ë PR vjen pak ditë përpara se Partia Demokratike të mbledhë Kuvendin Kombëtar ku do të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar.
Mësohet se Sulaj do të kandidojë për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD dhe do ta vijojë në PD angazhimin e tij politik.