Jep dorëheqjen edhe kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ka dhënë dorëheqjen. Demo ka konfirmuar se ka dorëzuar dorëheqjen në Këshillin Bashkiak.

Ai do të jetë në listat e PS për deputet, së bashku me Agron Malajn dhe Tërmet Peçit, të cilët gjithashtu dhanë dorëheqjen nga bashkitë e tyre.

Partia Socialiste pritet që t’i zyrtarizojë kandidatët e saj ditën e Mërkurë. Ndërkohë për Qarkun Dibër deri tani përfliten Blendi Klosi, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Alma Selami, Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, Drejtori i Agjencisë së Kadastrës Dibër, Danjel Gjura, Murat Dani, si dhe Drejtori i Spitalit Rajonal Dibër, Ruzhdi Deda.


Shtuar 11.03.2025 15:54