Deputetët demokratë Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD zhvilluan një protestë në Surrel, ku ndodhet edhe shtëpia e kryeministrit Edi Rama.
Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike ‘flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit,’ ata bënë thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe i kërkuan të përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion.
Balliu deklaroi se nëse Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen në Surrel.
‘Edvin, ke shpërngulur 1.2 milion shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin dhe Lubinë tënde.
Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare.
Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë’, tha Balliu.
