Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka dhënë dorëheqje nga Qeveria të premten, pas një hetimi të pavarur, rreth ankesave se ai i ka ngacmuar kolegët.
Humbja e zyrtarit të tretë të lartë, për shkak të sjelljes personale – në periudhë gjashtëmujore – do t’i dëmtojë përpjekjet e Sunakut për ta ringjallur Partinë Konservatore, dhe përbën një tjetër turpërim për të, pasi ai është zotuar për qeverisje me integritet.
Raab ka dhënë dorëheqje përmes një letre nisur kryeministrit.
“Unë e kam kërkuar hetimin, dhe jam zotuar se do të japë dorëheqje, nëse ka të dhëna për ngacmime nga ana ime”, është thënë në letrën e Raab.
“Besoj se është e rëndësishme ta mbaj fjalën”.
Sunak ka thënë se e ka pranuar dorëheqjen e Sunakut me dhimbje të thellë, mirëpo ka thënë se është e rëndësishme që ministrat të vendosin standardet më të larta.
Si zëvendëskryeministër, Raab nuk ka pasur pushtet formal, mirëpo është angazhuar për kryeministrin, nëse ai ka qenë jashtë Parlamentit.
Megjithatë, ai ka qenë aleat i ngushtë politik i Sunakut, dhe i ka ndihmuar në lansim të fushatës për kryeministër, verën e kaluar.
Në hetimet pesëmujore për sjelljen e Raabit, është thënë se disa zyrtarë qeveritarë, nga tri departamente të ndryshme, janë ankuar se ai i ka përqeshur.
Në raportin e avokatit, Adam Tolley, është gjetur se Raab ka vepruar në një mënyrë që ka qenë “frikësuese” dhe “vazhdimisht agresive”.
Ndërkohë, edhe vetë Sunak është duke u përballur me hetime.
Një komitet parlamentar është duke hetuar nëse ai i ka deklaruar si duhet aksionet e gruas së tij në një kompani për kujdes të fëmijëve./REL/