“Jeni kukulla”, i moshuari rus në Ukrainë u kthehet ushtarëve të Rusisë në qytetin e pushtuar: Zgjidhni hallet tuaja se nuk jeni sheikë (VIDEO)

Një i moshuar në një qytet të pushtuar ukrainas i’u kthehet ushtarëve ukrainas dhe u kërkon që të largohen nga vendi i tyre.

I moshuari thotë se rusët kanë problemet e tyre për të zgjidhur dhe nuk është mirë që ndodhen aty për të pushtuar një vend të huaj.

Të lidhura

None found

Video është bërë mjaft virale, pasi të moshuarit nuk i dridhet qerpiku dhe i thotë ushtarëve rusë se nuk janë të pasur si në Emirate, prandaj duhet të merren me hallet e tyre.

Pamjet emocionuese janë publikuar në “Tëitter” dhe janë filmuar në qytetin e Melitopol, tashmë i pushtuar nga Rusia.

“Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si në Emiratet? Ju jeni thjesht kukulla”, thotë i moshuari./albeu.com/


Shtuar 26.02.2022 10:36