Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalii është përgjigjur Gazment Bardhit, duke i thënë se nuk ka asnjë lidhje me aferën e incineratorëve.
https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/262173216457100
“Ua, me vjen mirë që ka kuptuar kuptimin e fjalës barbar. Besoj nuk ka sqarim më të bukur, arsye më të fortë pse ju humbni zgjedhjet, cdo herë. Fakti që ju gënjeni në mënyrën më trashanike të mundshme. Ju i rrini aq larg të vërtetës, sa të gjitha shpifjet sado trashanike të jenë, ju prapë i përgjigjeni. Unë nuk kam përgjigje, sepse ska asnjë gjë që më lidh mua as me inceneratorët, as me historinë e procedurave. Kjo është shpifja më e madhe që kam dëgjuar në jetën time dhe përgjigjen do ta marrësh sa herë të dalësh në zgjedhje. Bashkëshorti im ka qenë drejtor ujësjellësi dhe nuk ka asnjë lidhje me inceneratorët, por ju jeni aq i trashë, sa nuk e kuptoni se duke i ikur të vertetës bëheni aq të pabesueshëm. Mjafton të verifikohet cfarë pune ka bërë dhe në vfarë vitesh, provohet e vërteta, Ju as për 100 vjet nuk për të qeverisur”, i tha Spiropali, Bardhit.