“Jemi para rrezikut  ekzistencial”, Berisha: Qëllimi i “Ballkanit të Hapur” është asgjesimi i Kosovës

Në promovimin e librit “Kurrë mos harro” për gjenocidin serb në Kosovë, ish-kryeminstri Sali Berisha u shpreh se qëllimi i “Ballkanit të Hapur” është asgjesimi i shtetit kosovar.

Nëse ka një gjë që duhet të ndajë njeriun e qytetëruar nga njeriu primitiv, është qëndrimi ndaj genocidit. Nuk ka asgjë më themelore. Atëherë më thoni ju mua, nga ndryshon udhëheqësi në Tiranë me udhëheqësin e Beogradit? Kjo është e vërteta.

Por nëse në vitin 45, projekti ishte siç i shkruan Enver Hoxha, Stalinit, se Kosovën e lamë se është më e sigurt me Jugosllavinë dhe tani edhe ne do shkojmë drejt saj, çfarë po ndodh tani? Çfarë është Ballkani i Hapur? Është asgjësimi i shtetit të Kosovës. Diktatorët nuk shesin asgjë. Të shiturit thonë atë që u thonë padronët e tyre. Lexoni fjalimin e Vladimit Putinit në Davos. Problemi ishte se të tjerët nuk i besuan.

A po i fsheh Vuçiçi qëllimet e tij? Absolutisht jo! A deklaroi ai në Kosovë se Serbia do bëhet më e madhe. Do merrte Kosovën. A patëm reagim nga plebenjtë e politikës shqiptare?,” tha Berisha.

Sipas tij, shqiptarët janë sërish para një rreziku ekzistencial.

“Koha i fton shqiptarët se ndodhen para një rreziku shumë të madh. Para një rreziku ekzistencial. Para një rreziku të devijimit të nordit të tyre drejt Bashkimit Europian dhe gllabërimit nga Rusia e vogël dhe ajo e madhe.

Prandaj thirrja ime është për çdo shqiptar kudo që është, që të ngrihemi në lartësinë, t’u përgjigjemi thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë në mënyrë që ne të mbijetojmë. Ne nuk duhet të kemi komplekse. Asnjë lloj kompleksi nga askush.

Ne duhet të zgjidhim probleme tona, se me klika në pushtet si Edi Rama, me vasalë të Beogradit, shqiptarët do i kenë kohërat shumë të vështira.

Megjithatë, unë jam optimist se edhe ky agresion i pashpallur i serbëve ndaj shqiptarëve, do të dështojë,” tha Berisha.