Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në protestën para kryeministrisë.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, që sipas tij kanë plaçkitur vendin.
Kryedemokrati theksoi se me këtë protestë nis një foltore parlamentare-qytetare përpara kryeministrisë.
Berisha: Në këtë foltore parlamento-qytetar dhe kudo që jeni, të dashur demokrat, mbështetës të opozitës, parlamentarë. Miqtë emi, liria është si një lumë. Të cilin në asnjë lloj përpjekje nuk mund të ndalësh nuk mund ta përthash. O guxove ta bllokosh ajo do çajë një kanal. Pikërisht, kjo është platforma parlamentaro-qytetar, që inagurojmë sot, para pallatit të krimit. Para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar.
Zëvendësimit të tij me narko shtetin. Para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare. Para pallatit që me krim monstruoz i zvogëloi dhe i riktheu 100 vite prapa. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, që me vjedhjen plaçkitjen tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit.
Përpjekjet e opozitës , për zgjedhje dhe rotacion u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristë të votës, me të gjithë burimet financiare, njerëzore, logjistike të gjithanshme të shtetit mafioz, të narko shtetit. Vetëm e vetëm se rotacioni largimi nga pushteti i tyre është tmerr nga krimet që kanë kryer.


