“Jemi në periudhë reflektimi”, Këlliçi: Do të kapërcejmë hatërmbetjet

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediet ka komentuar zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai theksoi se kjo është një periudhë reflektimi për PD-së, ndërsa shtoi se votat u vodhën në këto zgjedhje.

Këlliçi: Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo s’do të thotë se ka pasur vjedhje të votave. Apo që të gjejmë një socialist të kënaqur për rezultatin, pasi ka pasur vjedhje votash. Ky do të jetë adresim në mbledhjen e Kryesisë. Duhet të gjejmë mënyra për të kapërcyer hatërmbetjet. Nuk e di se si mund të lidhet reflektimi me dorëheqjen, pra të shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Ka ikur koha e interpretimeve personale, gjithçka tjetër i lihet statutit. Do shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë. Më lejoni që të shkoj në mbledhje. Të mblidhemi dhe të flasim.

Sali Berisha ka njoftuar mbledhjen e kryesisë ditën e sotme në orën 12:00./Albeu.com/


Shtuar 23.05.2023 12:03