“Jemi në garë me kohën”, zyrtari turk: Duhet të nxitojmë për të shpëtuar njerëz, moti kundër nesh

Katastrofa që ndodhi sot në Turqi ishte në një shkallë tepër shkatërruese, sipas një këshilltari të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Pothuajse 1,500 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Turqi dhe më shumë se 800 në Sirinë fqinje, me numrin e të vdekurve që pritet të vazhdojë të rritet.

lnur Cevik tha se burimet nuk janë problemi në përpjekjen për të gjetur të mbijetuar, por përkundrazi, është një garë me kohën.

“Jemi duke punuar kundër kohës”, tha ai për programin Newshour të BBC World Service.

“Kushtet e pafavorshme të motit dhe njerëzit që janë nën rrënoja, duhet t’i shpëtojmë para se të ulen temperaturat, gjë që do t’i vrasë këta njerëz për shkak të të ftohtit, kështu që për njerëzit që janë tani nën rrënoja, ka një nxitim të çmendur për t’i nxjerrë jashtë”, shtoi zyrtari.

“Ne kemi radarë, sensorë të trupit, por ju e dini se ka një shkatërrim kaq të përhapur sa nuk mund të arrish kudo – disa prej tyre duhet t’i dëgjosh. Njerëzve u kërkohet të qëndrojnë të heshtur në mënyrë që ata të dëgjojnë disa njerëz bëjnë thirrje për ndihmë”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 6.02.2023 17:11